10 persona me influencë të madhe nga Maqedonia për të shpëtuar nga burgu dhe hetimet e prokurorisë publike speciale janë të përgaditur edhe ta destablizojnë shtetin shkruan Zhurnal.
Kjo dëshmohet qartë me skenarin e fundit ku prokurorja speciale, Katica Janeva pengohet në punën e vet që të mbledh matrialet nga godina e policisë sekrete maqedonase e njohur si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK).
Profesori universitar, Jove Kekenovski, duke e komentuar tentimin e fundit të pushtetit për të penguar punën e prokurores speciale në DSK që të mbledh të gjitha dëshmit ndaj funksionarëve qeveritar që kanë bërë përgjimet ilegale thekson se në këtë mënyr pushteti dëshmon qartë se është kundër PSP. Mirëpo sipas tij është për keqardhje edhe iniciativa e Todor Petrovit në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të shfuqizojë ligjin për Prokurori Speciale.
Ai mendon se nëse dështon puna e PSP-së të drejtuar nga Katica Janeva, atëher Maqedoninë e presin skenaret më të errëta, prandaj tani është koha që urgjentisht Faktori Ndërkombëtarë ti jep mbështetje të plotë PSP-së, ndërsa nga ana tjetër ti bëj presion Gruevskit që në asnjë mënyrë të mos e kontestoj Prokurorinë Speciale në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vazhdon edhe më tej të sillet në mënyrë poltronike ndaj pushtetit dhe e shfuqizon ligjin për Prokurorinë speciale atëher në çdo rast do të jemi dëshmitar të fillimit të fundit të shtetit nga i cili proces nuk ka kthim mbrapa dhe atëher Perëndia le të na ndihmojë. Do të thotë gjithçka është e mundur në këtë shtet këso gjykatësish që janë vënë në rrolin e bartësve të politikës së huaj. Me siguri se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizoj ligjin për prokurori speciale Bashkësia ndërkombëtare patjetër duhet të reagon”, ka deklaruar Kekenovski.
Nga ana tjetër profesori univesitar, Osman Kadriu, paralajmëron një kaos të vërtetë në Maqedoni, nëqoftëse partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, vendosë që përmes bashkëpunëtorëve të vet të ngushtë të abrogoj ligjin për Prokurori Speciale, me çka ndërpriten hetimet e prokurores Katica Janeva ndaj funksionarëve më të lartë të VMRO-DPMNE-së të cilët gjatë 10 viteve të fundit ishin të involvuar në kriminalitet dhe korrupcion.
OSMANI:Mos dhasht zoti që të ndodhë që të mbyllet PSP, atëher në Maqedoni do të krijohet një kaos politik e shoqëror
“Më e keqja do të ndodh nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin për Prokurorinë publike speciale e cila nismë tanimë është parashtruar para kësaj Gjykate. Me këtë rast do të ishte mirë që të mos ndodh që Gjykata Kushtetuese të bëj abrogimin e këtij ligji me të cilin do të abrogohej edhe vet Prokuria speciale. Dhe nëse ndodh kjo e mos dhasht zoti që të ndodhë atëher në Maqedoni do të krijohet një kaos politik e shoqëror sepse atëherë nuk do të ketë funksionim të shtetit juridik apo do të vëhet në pikëpyetje fukcionimi i të së drejtës. Dhe normalisht se me këtë rast lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është i mendimit që ti merr në duart e veta që gjitha ato materiale apo të gjitha ato lëndë që i ka pranuar tani në kompetencë Prokuroria speciale dhe të vazhdon me publikimin e bombave politike“, ka delaruar Osmani duke shtuar se nëse puna e PSP-së ndërpritet atëherë do të tensionohen mardhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, madje SHBA dhe BE duhet të mendojnë për një zgjidhje të re të sistemit politiko-juridik.
Ai nuk dëshiron të saktëson se mos vallë Maqedonia mund të shndërrohet në ndonjë protektorat ndërkombëtarë. “Mendoj se ky do të jetë çasti apo veprimi i fundit me të cilin veprim unë mendoj se përsëri nuk do ti ndihmohet krizës në Maqedoni por përkundrazi ajo do të thellohet edhe më tej dhe se e njëjta do të shndërrohet në krizë të përgjithëshme politike, juridike dhe morale me prapavija konkrete dhe me pasoja shumë të rënda tash për tash të paparashikueshme. Dhe me siguri se në këtë rast do të lindë nevoja që të vendoset për atë se si duhet të ushtrohet pushteti në Maqedoni dhe me siguri se atëherë do të duhet që edhe faktori ndërkombëtar të vendos për statusin e Maqedonisë edhe për raportet që do të krijohen në këtë shtet. Konsideroj se edhe marrëdhëniet shoqërore do të jenë të tensionuara, do të jenë të tensionuara edhe marrëdhëniet ndëretnike për të cilën gjendje mendoj se përgjegjësi duhet të bartin të gjitha partitë politike në vend e në veçanti partitë politike që janë në pushtet“, ka përfunduar për Zhurnal, profesori, Osman Kadriu.
Ndryshe lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në njërën prej konferencave për shtyp, bëri të ditur se nëse dikush e pengon punën e prokurores speciale, atëherë atij do ti kthehen të gjitha materialet e përgjuara dhe do të vazhdon me publikimin e bombave.
Ambasada e SHBA regon: PSP-së t’i mundësohet liri dhe jo pengesa
Prokurorisë Speciale duhet ti mundësohet të kryejë hetime të thella dhe të pavarura, të çliruara nga vonesat apo pengesat. Ky ishte reagimi i ambasadës amerikane kërkuar nga televizioni Alsat për të komentuar zhvillimet e fundit në DSK. Sipas reagimit të ambasadës amerikane, Institucionet qeveritare dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në procesimin e hetimeve nga PSP-ja. Sipas marrëveshjes së Përzhinës caktimi i përgjegjësisë për përgjimin e pautorizuar si dhe pretendimet për abuzime të kryera nga ana e qeveritarëve është një hap kyç për ti dhënë fund krizës politike dhe orientimin e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.