Rritja e ekonomisë për vitin 2016 pritet të jetë 3,5 për qind. Në tremujorin e tretë është realizuar rritje e BPV-së nga 2,4 për qind, që është mbi projeksionin e tetorit të BPRM-së nga 2,3 për qind, ndërsa sektor bartës është ndërtimtaria. Pritet që rritja e projektuar e BPV-së për gjithë vitin 2017 të jetë 3,5 për qind, ndërsa për vitin 2018, 3,7 për qind.
Këtë e konstatoi sot Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancë në të cilën është shqyrtuar raporti më i ri kuartal.
Është konfirmuar se në tremujorin e tretë të vitit 2016 norma e interesit të bonove të arkave u zvogëlua për 0,2 p.p., ndërsa në fillim të janarit të vitit 20147 edhe për 0,25 p.p. shtesë, me ç’rast kjo normë themelore e interesit sillet në 3,5 për qind.
“Këto vendime të bankës Popullore ishin rezultat i stabilizimit disamujor të dukshëm dhe të vazhdueshëm të pritjeve të subjekteve ekonomike pas masave paraprakisht të ndërmarra për ballafaqim me presionet e shfaqur spekulative nga ambienti i pasigurt politik në tremujorin e dytë, ndërsa gjatë qëndrimit të mëtejmë të vlerësimeve për stabilitet të fundamenteve ekonomike”, qëndron në kumtesën e BPRM-së.