Maqedonia është ndër vendet me më shumë festa dhe ditë jopune në rajon. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari i festave numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, shkruan Alsat.
Ditë jo pune dhe festa për të gjithë qytetarët
1 janari (e hënë) – Viti i ri
7 janar (e diel) – Dita e parë e Krishtlindjeve
9 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks
1 maj (e martë) – Dita e punës
24 maj (e enjte) – Shën Kirili dhe Metodij
15 qershor (e premte) – Fiter Bajrami
2 gusht (e enjte) – Dita e Republikës
8 shtator (e shtunë) – Dita e pavarësisë
11nëntori (e enjte) – Dita e kryengritjes popullore
23 tetori (e martë) – Dita e luftës Revolucionare maqedonase
8 dhjetori ( e shtunë) – Dita e Shën Klimentit Ohridski
9 festa janë fetare që do festohen vetëm prej bashkësive të veçanta, 5 prej ortodoksve, 3 prej katolikve dhe 1 prej muslimanve.
Ditë jo pune dhe festa për bashkësitë fetare
Ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse
6 janari (e shtunë) – Festa e buzmit, para Krishtlindjeve
19 janari (e premte) – Festa e ujit të bekuar
6 prilli (e premte) – E premte e madhe para Pashkëve
25 maji (e premte) – Dita e të vdekurve
28 gusht (e martë) – Dita e Shën Marisë
Për qytetarët e fesë katolike
2 prilli (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve
1 nëntori(e enjte) – Festë e të gjithë shenjtorëve
25 dhjetori (e martë) – Dita e parë e Krishtlindjeve
Për qytetarët e besimit mysliman
21 gushti (e martë) – Kurban Bajrami
Ndërsa 7 festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase,nga një për shqiptarët, vllehët,romët,turqit,boshnjakët dhe hebrenjtë. Analistët vlerësojnë se numri i festave në vend duhet të reduktohet dhe disa nga festat eventualisht të ndryshohen me të tjera. Ata thonë se Qeveria e re duhet të punoj në këtë aspekt./zhurnal