Pas sanksioneve të SHBA-së ndaj sektorit energjetik rus, Europa po përballet me ndërprerje në furnizimin me gaz. Gazprom njoftoi se nuk ka kushte për vazhdimin e transitit përmes Ukrainës ndërsa Azerbajxhani ka pezulluar furnizimet për Bullgarinë dhe Serbinë për shkak të problemeve teknike, përcjell TV21. Maqedonia, sipas EMV-së, për momentin nuk ka probleme. Furnizuesi po kryen pa ndërprerje detyrimet për muajin janar dhe nuk raportohet për ndërprerje.
Ngrohtoret vazhdojnë të punojnë me gaz, edhe pse thirrja e fundit për mazut ka mbetur pa ofertë. Komisioni Rregullator i Energjetikës konfirmon se sanksionet nuk do të ndikojnë në furnizimet, pasi pjesa më e madhe e gazit vjen përmes Turqisë. Situata është më e vështirë për Serbinë dhe Bullgarinë. Serbia do të përdorë rezerva nëse problemi nuk zgjidhet brenda një ose dy muajve, ndërsa Bullgaria do të preket në mënyrë shtese pasi ndaloi blerjen e gazit rus në vitin 2022.