Një tërmet me intensitet prej 5 gradë sipas shkallës seizmike europiane është regjistruar mbrëmë 23 minuta pas mesnate në Gjevgjeli dhe Bogdanci.
Sipas një njoftimi nga fakulteti matematiko natyror në Shkup, lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Vallandovë dhe Strumicë me fuqi prej 4 deri më 5 gradë.
Ndërkaq në Shkup tërmeti është ndjerë vetëm për 3 gradë.
Epiqendra e tërmetit prej 5.1 gradë sipas shkallës Rihter ka qenë në Greqi./albeu.com/