Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyer në shoubizin shqiptar.

Ata shpesh në media janë aluduar për një ndarje, ndonëse këto u hodhën poshtë edhe këtë herë.

Ylli i ekranit ka qenë e ftuar së fundmi në një nga rubrikat në “Portokalli”, ku edhe është ngacmuar për jetën personale.

Moderatorja u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle me të.

Më pas, aktori me humor tha: ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

Dyshja janë së bashku që shumë vite dhe tani kanë edhe një vajzë të quajtur, Marget.

Gjithashtu prej shumë kohësh jetojnë dhe veprojnë në Tiranë, secili me angazhimet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu