Marshi protestues për Astrit Deharin në Kumanovë

Me mijëra kumanovarë marshuan në shenjë solidarizimi për humbjen e veprimtarit të çështjes kombtare Astrit Dehari, i biri i Avni dhe Xhemile Deharit, familje kjo që i dha frymë dhe jetë shqiptarizmës.

Marshi filloi para Gjimnazit Sami Frashëri ndërkaq përfundoi në sheshin e qytetit të Kumanovës.

Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari dhe anlisti kumanovë, Xhenis Sulimani tha se, me anë të këtij marshi, ne shprehim ngushëllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari.

“Jeta nuk matet me vitet që i numëruam në këtë jetë, por me veprat që krijuam për tua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë sa për të kujtuar trimin, aq edhe për ti ndjekur ne që frymojmë’ , u shpreh ai.

Kumanova sot qanë për ty Astrit, sepse siç thoshe Hasan Prishtina “Mëmëdheu qanë për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë” theksoi iniciuesi i këtij marshi. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu