May: Britania gati të fillojë procedurat e divorcit me BE-në

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka përsëritur edhe njëherë se qeveria e saj është e gatshme për të filluar procedurat e divorcit mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

May i bëri këto komente në Berlin, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me tre udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u mblodhën në Berlin për takimin e fundit me presidentin e SHBA-ve në largim Barack Obama, transmeton arbresh.info.

Kancelarja gjermane tha se gjatë një takimi tjetër mes saj dhe May do të diskutohet për çështje të sigurisë dhe migrimit.

Gjermania është “në pritje” për qeverinë britanike për fillimin e negociatave përpara fundit të marsit sikurse është bërë e ditur, tha Merkel.

“Ne jemi në rrugën e duhur,” tha ajo, duke konfirmuar se negociatat do të fillojnë ‘deri në fund të marsit’./Arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu