Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka gëzuar një tifoze të vogël franceze pas ndeshjes mes Lille dhe Strasbourg-it.
Zhegrova e pa tifozen e vogël që ishte duke mbajtur flamurin e Kosovës, brenda të cilit ishte portreti i Zhegrovës, më pas në fund të ndeshjes shkoi dhe ia dhuroi fanellën.
Tifozja u emocionua nga veprimi i futbollistit kosovar, filloi të qante. Kurse, lojtari i Lille mori flamurin e Kosovës me portretin e tij brenda.
Në këtë ndeshje Edon Zhegrova shënoi dy gola, por ndeshja përfundoi me barazim 3:3.