“Mbaroj pas asaj”, Xumi për Eglin: E doja nusen nga Tropoja, por kur pashë atë, është vajza më e bukur në botë”

Pa kaluar ende një javë nga nisja e “Big Brother VIP 4”, personazhi i “Tiktok”-ut, Xumi Allushi, ka krijuar ndjenja për Eglin.

Në bisedat e tij me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Xumi nuk nguron të shprehë haptas dashurinë dhe pëlqimin e madh që ka për Eglin.

Në një bisedë me Gilin ai tha se “Egli është vajza më e bukur në botë”.

“Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë”, u shpreh banori i “Big Brother VIP”.

Nga ana e saj Egli i është përgjigjur Xumit duke i thënë se nuk ka ndjenja për të e as e pëlqen, teksa thekoi se nuk do që të krijojë romancë brenda shtëpisë.

Por kjo nuk e ka ndalur Xumin në betejën e tij për të “fituar” zemrën e Eglit.

“Deri para sa të hyja këtu kisha qejf t’u martohesha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë…”, tha Xumi në bisedën e tij me banorët.

“Nga Tirana”, ia kthen një banor që ishte pranë tij.

“Tiranse është, qenka dora ime, nuk e kam dëgjuar pjesën Tirana”, ia pret Xumi, i cili shtoi se ‘dasma e Tropojës është tjetër nivel’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu