Sekretari gjeneral i qeverisë, Dragi Rashkovski ka nënshkruar propozimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe i njëjti tashmë është në Kuvendin e RM-së. Javën e kaluar Këshilli i prokurorëve pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e Zvërlevskit.
Tani fjalën e ka Kuvendi i cili duhet të caktoj seancë, në të cilën deputetët do ta shqyrtojnë dhe do të votojnë për shkarkimin e Zvërlevskit.
Sipas ligjit. Zvërlevski ka të drejtë të merr pjesë në seancën në të cilën deputetët do të diskutojnë për shkarkimin e tij. E për miratimin e vendimit të qeverisë, nevojitet shumicë parlamentare prej 61 deputetëve./InfoShqip.com