Prej gjithsej 1.800 administratorëve të punësuar në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO), vetëm 50 realisht punojnë në kabinetin e zv/kryeministrit Festim Halili. Kjo do të thotë se 1.750 administratorë rrinë nëpër shtëpi. Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim të organizuar nga administratorët shqiptarë kundër këtij diskriminimi. Për disa prej tyre, marrja e rrogës pa shkuar në punë është një variant i preferuar, mirëpo ekspertët thonë se pasojat do t’i ndiejnë më vonë kur do të vijë koha për ndonjë avancim eventual.
Në rast të ndonjë vendimi për shkarkim të administratës nga numri i madh i të punësuarëve, ata mund të jenë të parët në shënjestër, kanë paralajmëruar shpeshherë ekspertët shqiptarë.
Para një muaji qeveria ka nisur me sistemimin e 800 administratorëve, gjë që e ka konfirmuar për gazetën Dnevnik edhe zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha, mirëpo 950 të tjerë si duket edhe gjatë kohë do të qëndrojnë në shtëpi, tranmseton InfoShqip.com.