Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësinë gjermane vitin e kaluar, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.

Kjo është një rritje prej 31 mijë krahasuar me vitin 2022, domethënë 19 për qind, raportoi AP.

Gjatë vitit 2023 nënshtetësi gjermane kanë marrë 665 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 300 meshkuj dhe 365 femra.

Numrin më të madh e morën shtetas të Sirisë, edhe ate mbi 75 mijë mbi 10 mijë nga Turqia dhe Iraku. Kushtet për marrjen e shtetësisë përfshijnë njohjen e punës të gjuhës gjermane dhe dëshminë e mbështetjes financiare. Aktualisht në Gjermani jetojnë 84 milionë banorë./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu