Mbi 300 “sigurimsa” e kanë mbrojtur mbrëmë Ahmetin nga shqiptarët e Çairit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, me gjasë do të jenë politikanët më problematikë në këtë fushatë zgjedhore, për shkak të akuzave që u bëhen se e kanë tradhtuar Grupin e Kumanovës, kanë mashtruar familjarët e rastit “Monstra”, e kështu me radhë.

Edhe BDI si duket është plotësisht e vetëdijshme për “të mirat” që ua ka bë shqiptarëve prej kur është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, prandaj po merr masa të forta të sigurisë për tu mbrojtur nga revolta e tyre. Burime partiake thonë se së paku 300 persona kanë qenë të angazhuar mbrëmë në Çair, për të mbrojtur kreun e BDI-së nga revolta eventuale shqiptare që mund të shpërthejë në çdo moment.
Këto burime thonë se profili i atyre që kanë siguruar tubimin është i ndryshëm.
“Përveç policëve të rregullt, ka pasur rreth 50 agjentë të shërbimit sekret, disa prej të cilëve janë kuadro të BDI-së, që kanë marrë pjesë në sigurimin e tubimit jashtë orarit të punës. Poashtu ka pasur edhe pjesëtarë të njësiteve të ndryshme policore, që kanë qenë të veshur si civilë. Agjencitë private për sigurim fizik poashtu kanë dërguar njerëz të vetë që të sigurojnë Ahmetin dhe BDI-në dhe kuptohet aty ishte edhe sigurimi personal i Ahmetit”, thonë këto burime partiake me kusht anonimiteti.

Të njëjtat burime thonë se numër edhe më i madh i njerëzve duhet të angazhohet në tubimet më të mëdha partiake që do të organizohen në të ardhmen./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu