Profesori, Abdulla Memedi shkruan se në mbi 100 mijë banorë të Tetovës çdo ditë po helmohen për shkak të ajrit të ndotur. Ndotësi më I madh është kombinati,,Jugohrom”.
Gjendja rezulton shumë dramatike me helmimin në rajonin e Pollogut. Këtu nuk ka pushtet, por ka vetëm vrasës! Banorët e qytetit të Tetovës dhe rajonit më të gjerë të Pollogut, me 500 mijë banorë, jo vetëm që flenë si të droguar, por bëjnë llogaritë e veta për interesa personale, se kush është aktualisht në pushtet, kush duhet të shkojë e kush duhet të vijë, pa menduar se fatkeqësitë e këtilla kolektive nuk njohin përkatësi nacionale, fetare, orientim partiak e përkatësi tjetër.
Mjafton të arrihet qëllimi i planifikuar mirë: Rajoni i Pollogut me shumicë të popullatës shqiptare të shndërrohet në tokë të djegur, të pabanueshme, me sa më pak banorë shqiptarë. Shqiptarët në këto troje, ose duhet të shpërngulen, ose të shfarosen! Dhe këtë plan armiqësor kundër shqiptarëve dhe popullatës tjetër vendase po e arrijnë me sukses, me neglizhencën, papërgjegjësinë tonë, si dhe me ndihmën e politikanëve të korruptuar, fatkeqësisht!
Fotografitë e mëposhtme flasin mjaftë për këtë gjendje. Pamjet janë të qytetit të Tetovës dhe Fushës së Pollogut të Poshtëm, në drejtim të kombinatit ,,Jugohrom”. Fotografitë janë realizuar ditën e sotme, 26 shtator 2016, në orën 10:00 paradite, ku mund të shihet dallimi mes fotografive nga lartësia, në fshatin Gajre, të realizuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti aparat fotografik, në drejtim të qytetit të Tetovës dhe, fotografia tjetër me pamje të natyrës dhe qiellit në drejtim të fshatit Lisec. Vlerësoni vetë dallimin!