Mbi 600 të burgosur në Maqedoni nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e votës

Më shumë se 600 të burgosur ose 30% e të burgosurve nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës, për shkak se ose nuk kanë pasur dokumente biometrike ose nuk kanë qenë në listën e votuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga burgu thonë se këtë vit ka më shumë të burgosur në listat zgjedhore, në krahasim me ciklet zgjedhore të kaluara ku ka pasur 500 votues. Por problemi qëndron në atë se nuk posedojnë dokumente biometrike.

Disa të burgosur janë ankuar tek Avokati i Popullit, duke thënë se posedojnë dokumente biometrike, por nuk janë në Listën Zgjedhore./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu