Mbledhja e mollëve në Resnjë, ja mëditjet për ata që duan të punojnë

Nga 1.500 denarë deri në 2.000 ose 2.200 denarë paguhet dita në Resnjë për vjeljen e mollëve.

Disa nga pemishtet ofrojnë akomodim dhe tre vakte në ditë për punëtorët dhe kjo përcakton shumën e pagës ditore. Të dyja palët bien dakord edhe për transportin. Është çështje marrëveshjeje mes pemëtarëve dhe punëtorëve, shkruan portali Faktor.

Mesatarisht, një punëtor duhet të mbledhë 35 deri në 40 arka me mollë në ditë.

Punëtorët vijnë nga komunat fqinje dhe ka edhe një kategori të caktuar njerëzish që mund të përdorin pushimet pa pagesë në tetor për të mbledhur mollë ose pensionistë që mund të punojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu