Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kumtoi se disa herë me fakte e ka njoftuar opinionin se nuk janë të sakta, siç theksojnë, shpifjet, manipulimet dhe dezinformatat e dhëna nga zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Ljupço Nikolovski për (mos)pastrimin e kanaleve dhe për pagesat joligjore të tre milionë eurove dhe dhënien e tenderave ndërmarrjeve të afërta me pushtetin, si dhe se ministri Mihail Cvetkov në kohën e lidhjes së marrëveshjeve me “Sileks Nemetali”, nuk ka qenë anëtarë i KD të “Sileks SHA Kratovë.
Njëherit, theksohet se për atë se cilat ndërmarrje do t’i pastrojnë kanalet është përcaktuar me tender me ankand elektronik publik, ndërsa marrëveshjet janë bërë me ata që kanë qenë më të volitshëm, respektivisht me çmim më të ulët.
Në mënyrë shtesë theksohet, komisioni i formuar ishte në terren, dorëzoi rapirt me shkrim me foto dokumentacin me çfarë konfimohet se të gjithë operatorët ekonomik i kanë kryer aktivitetet në pajtim me kushtet e marrëveshjes./zhurnal