Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë. Pas mbylljes së vendvotimeve mund të votojnë vetëm ata persona të cilët për momentin janë hasur në objektin që votohet.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u zbatua në 35 komuna, në 1.517 vendvotime, ku të drejtë të votës kishin 833.710 qytetarë.
Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Saraj, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Shuto Orizarë, të drejtë të votës kishin 260.194 qytetarë, të cilët votuan në 387 vendvotime.
Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë të drejtë të votës kishin 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Në raundin e dytë morën pjesë 70 kandidatë, jehona deri në orën 17 në nivel të Maqedonisë është 43,83 për qind.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike.
KKZ rezultatet e votimit i llogarit në bazë të procesverbaleve me grumbullimin e rezultateve nga këshillat zgjedhorë dhe materialit të plotë zgjedhor.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra përmes rrugës elektronike i shpall në mënyrë njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale në Maqedoni i ndoqën 5.101 vëzhgues vendor dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor ku u zgjodhën kryetarët e Shkupit dhe në 45 komuna, si dhe anëtarët e këshillave në Shkup dhe në të gjitha komunat.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, të tjerat ishin në vitin 1996, 2000, 2005, 2009 dhe 2013.