Senatori amerikan John McCain në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka rrëfyer se Nënë Tereza para 24 vjetësh e kishte lutur atë dhe gruan e tij që të adoptonte dy vajza nga Bangladeshi.
McCain ka thënë se ai dhe gruaja e tij kishin marrë dy foshnjat dhe njëra prej tyre është vajza e tij Bridgett.
“Para 24 vjetësh gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. Dua të falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të bukur”, ka thënë McCain.