Me BESËN në pushtet nënshtetësia do të merret me procedurë të përshpejtuar?!

Marrja e nënshtetësisë nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë përbën një problem të madh real e faktik në Maqedoni, gjë që asnjëherë nuk është marrë parasysh nga BDI-ja derisa është në pushtet, ata vetëm kanë premtuar, ndërsa asnjëherë nuk realizuar thonë shumë shqiptarë të cilët nuk kanë arritur të marrin nënshtetësinë, edhe pse i posedojnë të gjitha dokumentet.

Në rrugë jozyrtare Infoshqip ka kuptuar se Lëvizja BESA do të ketë si synim kryesor me ardhjen në pushtet, që procedurat për marrjen e nënshtetësisë nga ana e shqiptarëve të Kosovës e Shqiërisë që prej vitesh jetojnë në Maqedoni të jetë sa më e përshpejtuar dhe pa pengesa, pasi bëhet fjalë për vonesa të qëllimshme, jo se ka ndonjë problem në dokumentacion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu