“Më goditi me grusht”, Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin në polici, këshilltari i PL-së pasi u mor në pyetje: U provokova, mori përgjigjen e merituar

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për këtë sezon është shoqëruar me debate të ashpra, i cili degradoi në përplasje fizike mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe atij të PL, Tedi Blushit.

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Këshilltari socialist, Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.

“Erdha për të dhënë sqarim për këtë ngjarje të shëmtuar për këtë provokim që m’u bë në Këshillin Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e komisariatit dhe në çdo strofull të krimit , me këtë regjim ka zero tolerancë”, tha Tedi Blushi pasi doli nga komisariati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu