Premier Liga angleze rikthehet sot me dy ndeshje interesante, nga gjashtë sosh sa ishin të parapara që të zhvillohen. Me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Villa Park” skuadra e Aston Villas e pret në shtëpi Burnleyn, përcjell KosovaPress.
Ndërsa ndeshja më interesante dhe njëkohësisht e fundit për programin e sotëm të Premier Ligës angleze do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, ku skuadra londineze Arsenal do të jetë mysafire e Leeds United.
Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Manchester City me gjithsej 41 pikë, një më shumë se vendi i dytë Liverpooli, kurse Top 4 e mbyllin Chelsea me 37 pikë dhe Arsenali me 29 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley me 11 pikë dhe Newcastle e Norwich me nga 10 sosh.
Programin e plotë të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë.
E pezulluar – Manchester United-Brighton
E pezulluar – Southampton-Brentford
E pezulluar – Watford-Crystal Palace
E pezulluar – West Ham-Norwich City
16:00 Aston Villa – Burnley (Stadiumi Villa Park)
18:30 Leeds United – Arsenal (Stadiumi Elland Road)