Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci, ka ndarë me publikun një ngjarje që i ka ndodhur në Tiranë. Teksa po fliste për përndjekjet dhe ngacmimet në jetën e përditshme, ajo tha se i ka ndodhur një ‘situatë e frikshme’.
Heidi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.
\
“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha opinionistja e “Goca dhe Gra”.