Në emisionin ‘Click Plus’ në televizionin 21, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, më në fund pranoi thirrjen për debat të kërkuar nga opozita shqiptare prej shumë kohësh, por kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti vendosi si kusht që nga opozita të zgjedhin një përqafues të vetëm opozitar për debat dhe pas asaj deklarate ka reaguar edhe lideri i Alternativas Afrim Gashi, shkruan InfoShqip.
Gashi tha që Ahmeti mund të zgjedhi kë të dojë ai nga opozita, por që për tja lehtësuar i jep përparësi kryetarit të ASH, Ziadin Sela.
Në vazhdim mund ta lexoni te plotë deklaratën e kryetarit të Alternativa, Afrim Gashi:
Shkrimi i plotë:
“Mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Gjelbërim paska pranuar të dalë në debat me opozitën shqiptare, me kusht që ne të merremi vesh se kush do debatojë me të.
Unë e përshëndes këtë gatishmëri dhe më vjen mirë që pas dy dekadave ai pranon të dalë në debat.
Me këtë rast dua t’i them se gjëja më e vogël është se a do jem unë apo Ziadini përballë tij. Edhe ai mund të zgjedhë, ndërsa nëse dëshiron t’ia lehtësoj edhe pak, unë i jap përparësi mikut tim, kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Po presim përgjigjen e tij.” – ka shkruar Gashi. /InfoShqip.com