Media e afërt me BDI thotë se një mik i Musa Xhaferit qëndron pas sulmit kundër Ahmetit në Kumanovë?

Incidenti i fundit në Kumanovë ku u sulmua eskorta e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me gurë, ka vënë në pikëpyetje se struktura të dyshimta nga Republika e Çekisë po përgadisin skenarë të errëta kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, shkruan Zhurnal. Mirëpo në Çeki jeton dhe vepron një mik i afërt i Musa Xhaferit, i cili ka fituar disa tenderë për vendosje të dritareve nëpër institucione shtetërore, por është i kyçur edhe në ndërtimin e banesave në Shkup dhe qytete tjera. Ai njëkohësisht është edhe daja i një ish ministri dhe zv/ministri nga radhët e BDI-së, i cili është i njohur si mik i ngushtë i Mijallkovit.

Athua ky është personi të cilin po e akuzon media e afërt BDI se e ka organizuar sulmin ndaj Ahmetit? Nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se ekziston përçarje e madhe në BDI!

Sido që të jetë, ky lajm i medias së afërt me BDI paraqet vetëm tentim për të manipuluar opinionin, sepse dihet botërisht që apeli për të penguar ardhjen e Ali Ahmetit në Kumanovë erdhi nga familja e Komandant Shqiponjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu