Mediat pro VMRO-DPMNE kanë shfrytëzuar rastin e ofruar nga deputetit i BDI-së Ejup Alimi, i cili në Kuvend lexoi Deklaratën e Partive Shqiptare për të shkruar se “Platforma e Tiranës” ka hyrë në Kuvend. Edhe më parë deputetët e VMRO-DPMNE-së falënderuan për këtë veprim Alimin, duke thënë se më këtë ata po konfirmojnë se Platforma ekziston dhe se pretendimet e tyre nuk janë të pabazë. E gjithë kjo situatë po duket të jetë një skenarë, ngase pas reagimeve të deputetëve, edhe një nga mediumet më të zëshëm në mbrojtje të VMRO-DPMNE-së, “Kurir” shkruan se Alimi i BDI-së, e futin në Kuvend- “Platformën e Tiranës”. Pas kësaj deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski kërkoi që të zjhgidhjet kryetari i kuvendit me një qëllim që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.