Ashtu si mund të vërehet në këtë video në takimin e Zoran Zaevit në Gjorce Petrov valojnë flamuj shqiptarë, shkruajnë kështu mediat maqedonase të cilat po sulmojnë në mënyrë indirekte liderin e opozitës, njofton Zhurnal.
Takimi ka ndodhur më 26 nëntor në shtëpinë e kulturës në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore të fushatës së zgjedhjeve 11 dhjetorit.