Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se tanku rus “T-14 Armata” lë pas ato të SHBA-ve, izraelite dhe evropiane, sa i përket karakteristikave teknike.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tanku i gjeneratës së ardhshme u shfaq për herë të parë në publik me 9 maj të vitit të kaluar gjatë paradës ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë.
“Natyrisht, ne kemi një avantazh në tanke, sepse tanku, i prodhuara në Nizhny Tagil [nga Uralvagonzavod (UVZ)] lë pas ato të SHBA-ve, izraelite dhe ato evropiane, sa i përket karakteristikave teknike”, ka thënë Dmitry Rogozin.
Tanku, operon nga një ekip prej tre vetash, të ulur në një kapsulë të blinduar në pjesën e përparme, ndërsa kupola është pa pilot.
Armët e saj përfshijnë një “top 125-mm” dhe një mitraloz me kontroll nga larg, 7.62-mm.
Motori operativ i “T-14 Armata” ka parametrat e deri në 1.800 kuaj fuqi, me versionin bazë të tankut të pajisur me një motor 1500 kuaj fuqi.
Më parë, përfaqësuesit e kompanisë prodhuese kanë thënë se prodhimi i tankeve “T-14 Armata” ishte planifikuar të fillonte vitin e ardhshëm.
Përveçse ka karakteristika “të veçanta”, mediat serbe kanë bërë një përshkrim special të tankut rus. Sipas tyre, ky është tanku që “i frikësohen” edhe SHBA-të. /Telegrafi/