Mediat të obliguara t’u ofrojnë mundësi të barabarta partive politike

Mediat do të kenë për detyrë të ruajnë balancin politik gjatë raportimit në 100-ditëshin e ardhshëm. Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, përveç portaleve, të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike janë të obliguara që të ofrojnë hapësirë të barabartë për të gjithë subjektet politike dhe asesi nuk guxojnë të shfrytëzojnë edicionin e lajmeve për reklamim politik. Radiodifuzerët nuk guxojnë të emitojnë reklamim të paguar politik në lajme, programe të veçanta informative, programe edukative, programe për fëmijë, dhe në transmetim nga evenimentet fetare, sportive, kulturore, argëtuese e të tjera.

Servisi publik nuk guxon të emitojë reklamim të paguar politik ndërsa mediat private mund të ofrojnë reklamim vetëm 12 minuta në ditë. Prej këtyre 12 minutave, më së shumti tetë mund t’i ndahen partive në pushtet dhe partive që kanë grup parlamentar në Kuvend, ndërsa ato parti që nuk kanë grup parlamentar mund të sigurojnë vetëm një minutë reklamim. i njëjti minutazh vlen edhe për partitë jashtëparlamentare.

Radiodifuzerët obligohen që të shpallin çmimoren e reklamimit të paguar politik, pesë ditë pas shpalljes së zgjedhjeve. Porositësi i reklamimit duhet të shënohet në mënyrë të qartë.  Fushata e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për edukim të votuesve për realizimin e të drejtës zgjedhore dhe për zgjedhje të drejta dhe demokratike nuk konsiderohen si reklamim i paguar politik.

Servisi Radiodifuziv Publik është i obliguar, pa kompensim, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, t’i informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikat e votimit dhe të emetojë informata tjera të lidhura me procesin zgjedhor.

Gjatë fushatës zgjedhore Servisi Radiodifuziv Publik është i obliguar të sigurojnë qasje të barabartë në programin informativ me ç’rast 30% nga koha e emetimit për ngjarjet ditore ngavendi dhe bota, 30% të kohës për aktivitete të partive politike në pushtet, 30% të kohës përaktivitetet të partive politike në opozitë dhe 10% të kohës për aktivitete të partive jashtëparlamentare.

Ad Hok Komisioni i sapoformuar për monitorimin e zgjedhjeve,  do të dorëzojë raport javor te Komisioni Zgjedhor Shtetëror, ndërsagjatë fushatës raportet do të jenë ditore dhe do të publikohen në ueb faqen e Agjencisë.Paraprakisht mediat monitoroheshin 80 ditë para ditës së zgjedhjeve ndërsa tani monitorohen 100 ditë më herët.

Objekt monitorimi është servisi publik në shqip dhe maqedonisht,  programi i Kuvendit, pesë televizionet kombëtare dhe satelitore, katër radio kabllore dhe dy radio komerciale.

Komisioni Ad Hok i cili do të vëzhgojë punën e mediave gjatë 100-ditëshit, do të ketë të drejtë të dënojë mediat të cilat do të shkelin rregullat zgjedhore, por për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, dënimet do të jenë për pesëdhjetë përqind më të ulëta. Nuk do të ketë as rrezik për mbyllje të ndonjë mediumi në rast se bën shkelje të pafalshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu