Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska nuk duhet të negociojë me Uashingtonin për çarmatimin bërthamor derisa Shtetet e Bashkuara të jenë gati për bisedime, sipas mediave të huaja.
“Ne nuk kemi asnjë lloj komunikimi me Shtetet e Bashkuara tani,” tha Medvedev në një postim në Telegram.
“Marrëdhëniet tona janë në pikën më të ulët.Tani nuk është momenti të negociojmë me ta për çarmatimin bërthamor. Kjo është negative për Rusinë”, sipas Medvedev.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së ishin tashmë në një nga pikat e tyre më të ulëta që nga fundi i Luftës së Ftohtë edhe para se Moska të fillonte pushtimin e saj.