LSDM-ja e akuzon pushtetin për lëshimet sistematike për gripin dhe konfirmoi se nuk është respektuar rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vaksinohen 75 për qind e personave të moshuar, si dhe personat të cilët përkasin në grupet e rrezikuara prioritare.
“Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për shëndet publik, në vend janë furnizuar 10 herë më pak vaksina nga nevojat e qytetarëve. Janë vaksinuar vetëm 7,7 për qind e personave të moshës mbi 65 vjet edhe pse fëmijët më së shpeshti sëmuren, janë vaksinuar vetëm 10 fëmijë të moshës deri në 5 vjeç”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq, anëtar i Komisionit për Shëndetësi të LSDM-së.
Sipas Mehmedoviq, duke pasur parasysh se epidemiologët paralajmërojnë se kulmi i gripit mund të pritet në shkurt, nuk është i mjaftueshëm vazhdimi i pushimit të nxënësve për disa ditë, ndërsa problemi është sistematik.
Shëndetësia, citoi, është një nga prioritetet në Planin për jetë në Maqedoni të LSDM-së, me të cilin është parashikuar shërimi falas në spital për të gjithë, përforcim të mbrojtjes shëndetësore parandaluese, edukim shëndetësor për vaksinim dhe respektim të të gjitha praktikave botërore për mbrojtje shëndetësore kualitative.