Mendoi se në “BBVA” u fut Ols Bylyku, ja si reagoi Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.

Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Ai u shpreh me shaka: “Rren qoftë!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu