Sot u mbajt seanca konstituive e Parlamentit ku u lexuan deklaratat solemne për deputetët vërtetimet e të cilëve kanë arritur në Parlament.
Trajko Velanoski nuk lëshoi pe dhe ai e hapi seancën konstituive edhe pse shumica reaguan ndaj këtij hapi të deputetit nga partia në pushtet.
Në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjit për Parlament dhe Rregullores së punës së Parlamentit me seancën e sotme konstituive të Parlamentit të Maqedonisë duhej që të udhëhiqte deputeti më i vjetër.
Gjegjësisht sot duhej të zgjidhet edhe kryetari i ri i Parlamentit.
Edhe Nikolla Gruevski, Zoran Zaev ishin prezent në karriget e deputetëve. Menduh Thaçi ishte i vetmi i cili mungoi prej liderëve politik shqiptar.