Mercedes debuton me jahtin superluksoz (VIDEO)

Mercedes-Benz ka debutuar me një jaht superluksoz prej 1.7 milionë dollarëve

Kompania e njohur Mercedes ka debutuar në panairin e jahteve në Monako me jahtin Arrow460-Grandturismo, që arrinë shifrën prej 1.7 milionë dollarëve.

Mercedes në vitin 2012 ka prezantuar jahtin si koncept, ndërsa më vonë ka bashkëpunuar me kompaninë Silver Arrows Marine për ta kthyer atë në realitet.

Jahti ka 960 kuaj fuqi, dhe mund të udhëtojë me shpejtësi maksimale prej 40 nyje (75 kilometra në orë), ndërsa mund të akomodohen në mënyrë komfore deri në 10 njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu