Meritoni, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin “Prive”.
Ai ka theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur një rrjedhë natyrale dhe gjithçka ka qenë e sinqertë dhe reale.
“UNË KAM QENË BRENDA ASAJ SHTËPIE, KAM VEPRUAR NË MËNYRËN QË UNË JAM NDJERË. KA QENË SHUMË E BUKUR DHE REALISHT NUK DO TË NDËRROJA AS PIKË DHE AS PRESJE. SI ËSHTË PRITUR NGA PUBLIKU, ËSHTË E TYRE. CA TË TJERË E KANË MIRËPRITUR SHUMË MIRË, CA TË TJERË JO. GJITHÇKA KA QENË REALE, KËSHTU KA SHKU, KËSHTU KA RRJEDHË E KËSHTU KA QENË,” DEKLAROI AI.
Lidhur me aludimet në media për ndarjen, Meritoni konfirmoi se ato janë të vërteta. Megjithatë, ai vendosi të mos ndajë detaje, duke theksuar se arsyet e ndarjes janë çështje personale. Kujtojmë se burime të ndryshme konfirmuan javë më parë ndarjen e ish-çiftit, ndërsa shkak u tha se u bë familja e Meritonit.
Ai foli me respekt dhe mirënjohje për Ilnisën, duke e përshkruar si një grua të jashtëzakonshme, një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të shkëlqyer.
“HAPI PËR ME U NDA, PAK KA RËNDËSI. NUK KA SHUMË RËNDËSI, SA KA RËNDËSI QË TË JETË MIRË DHE NË JETËN NË VAZHDIM. JANË GJËRA SHUMË PRIVATE” THA AI