Merkel kompanive gjermane: Punësoni refugjatët më shpejtë

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se Gjermani ka nevojë për zgjidhje që bëhen për t’i integruar me shpejt refugjatët në fuqinë punëtore pas një takimi që pati me kompanitë e mëdha gjermane, të cilat kanë punësuar vetëm 100 refugjatë që prej ardhjes se rreth 1 milioni refugjatëve në vend vitin e kaluar.
Merkel, e cila po lufton për jetën e vet politike për shkak të politikes që ka për t’i lënë dyert hapur për refugjatët, i thirri dje në Berlin në një takim shefat e disa nga kompanive më të mëdha gjermane për të dhënë llogari për mungesë veprimi dhe shkëmbimi idesh rreth asaj se si ata mund të jenë më të suksesshëm se kaq.

Shumica e kompanive thonë se mungesa aftësive për të folur gjuhën gjermane dhe pamundësia e shumë prej refugjatëve për të dëshmuar se janë të kualifikuar për punë, si dhe pasiguria rreth lejeve të tyre për të qëndruar në Gjermani do të thotë se ata nuk mund të bëjnë shumë në një periudhë të shkurtër kohore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu