Kancelarja gjermane, Angela Merkel është dëshpëruar për shkak të dështimit të partisë së saj në zgjedhjet krahinore në Berlin, por rezultatet nuk do ta shtyejnë t’i bllokojë refugjatët gjatë hyrjes në Gjermani, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Kancelarja thotë se edhe krahas rritjes së besimit në AFD antiemigrante çdo bllokadë për refugjatët dhe myslimanët do të jetë në kundërshtim me bindjet e saj dhe bindjet e pozitave etike të partisë së saj CDU. Ajo porositi se është duke punuar që të mos përsëritet kaosi i vitit të kaluar kur mbi një milionë azilkërkues hynë në vend.
“Askush nuk dëshiron që kjo situatë të përsëritet, nuk dëshiroj as unë. Ne mësuam nga historia”, deklaroi Merkel sot në konferencën për shtyp në selinë e partisë së saj në Berlin. Partia e saj CDU me siguri më nuk do të jetë pjesë e koalicionit që në 5 vitet e fundit e udhëhoqi qeverinë krahinore të Berlinit.