Merr fund miqësia mes Eduardit dhe Drilonit: “Se prisja prej teje”

p>Duket se miqësia mes Eduard Kuqit dhe fituesit të “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, ka pësuar një krisje.

Së fundmi, Edi ka ndarë me publikun pakënaqësitë e tij përmes një live në Instagram.

Ai shprehu zhgënjimin për mungesën e komunikimit nga ana e Drilonit pas përfundimit të spektaklit, duke theksuar se e ka mbështetur pa kushte gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother” dhe ka qëndruar pranë familjes së tij jashtë.

Edi theksoi se nuk kishte asnjë interes personal nga miqësia me Drilonin dhe se përkrahja e tij ishte e sinqertë.

Ai gjithashtu përmendi se, pas finales, Driloni nuk i është përgjigjur mesazheve të tij dhe nuk ka treguar mirënjohje për mbështetjen e dhënë.

Në fjalën e tij, Edi tha:

“PËRSHËNDETJE TË GJITHËVE, MUNDËSISHT SHPËRNDANI KËTË LIVE EDHE TË SHOHIN TË GJITHË NDJEKËSIT, MUA EDHE DRILONIN.

DEAKTIVIMI PËR KOMENTE E KAM BËRË QËLLIMISHT SE NUK MUND TË KONCENTROHEM.

ËSHTË GOXHA ME RËNDËSI, POR PAK FLAS DHE E PËRMBYLLI ME KAQ.

MUA NUK ËSHTË QË PO MA NDIEN, E KAM BËRË HATRI JUVE, SE PËR TË NUK MË INTERESON.

VEÇ PO DUA TA KUPTONI SE KUSH PO E SHFRYTËZON KË, UNË I KAM TË GJITHA FAKTET DHE FLAS ME FAKTE.

JANË DISA PIKA QË I KAM SHKRUAR SE ÇFARË KAM BËRË UNË PËR DRILONIN, UNË E KAM NJOFTUAR BRENDA DHE MË ËSHTË DUKUR PIKA E DJALIT DHE AJO KA QENË ARSYEJA PSE UNË E KAM ÇUAR MIRË ME TË.
NUK KAM HYRË PËR ÇMIM AS ME E SHFRYTËZU, NUK KAM PIKË INTERESI.

SA E KA MARRË ÇMIMIN AI E KAM VETËM NJË MAKINË NË OBORR, ÇMIMI ATIJ ËSHTË VETËM NJË SA I IMI. EDI S’KA PAS INTERES PREJ DRILONIT NË ASNJË LLOJ MËNYRE.

TË DIELËN I KAM SHKRUAR DRILONIT THJESHT E KAM PYETUR SI KALOI NË INTERVISTË, AS NUK E KA LEXUAR E LEJE MË ME MA KTHY.

KREJT E DINË SE ÇFARË PËRKRAHJE TË KAM DHËNË UNË TY NË INSTAGRAM DHE JASHTË. PREMTIMIN QË TA KAM DHËNË BRENDA, SE KAM ME TË PRIT JASHTË TË KAM PRITUR. RESPEKTIN NDAJ FAMILJES TËNDE, E DIN VËLLAI YT.

POSTIMET NË INSTAGRAM, MË SHUMË TË KAM FUTUR TY SE SA VETEN.

TI NUK E DIN, DITËN E FINALES TË PREMTEN SI I KAM NDENJUR GATI FAMILJARËVE TË TU. ME SIGURIMA JAM KAPUR VETËM MOS ME T’I LËNË FAMILJARËT JASHTË.

NË ÇDO INTERVISTË TIMEN UNË TË KAM PËRMENDUR SI SHOK, TË KAM PËRKRAHUR.

RROBAT MË I KE NDAL, ME QORAPË, ME DUKSA, ME PIZHAME, ME SHAMPONA, KREJT MË KI NDALË.

TË KAM DASHUR SI SHOK, POR SE PO DEL KËSHTU, AS NUK PO THIRR MË. SE KAM PRITUR PREJ TEJE. NUK BËN DRILON.

PËRKRAHJEN MË TË MADHE E KE PAS PREJ MEJE.

SE MOS ME PAS QENË UNË ATY BRENDA MOTI ISHTE DAL, MORE DRILON RAMA. VEÇ PO MË VJEN KEQ EDHE MË KA ARDH KEQ ME TË THËNË, VETE KË TË DUASH UNË TË KAM ZGJUAR PREJ GJUMIT, UNË KAM QENË AI QË TË KAM NDEZ. POR KURRË NUK T’I KAM PËRMEND ATO GJËRA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu