Mes Julit dhe Meritonit, zbuloni finalistin e dytë të BBV3

Julian Deda është finalisti i dytë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP.

Një lojë e Vëllait të Madh me Lori Cafe vuri Romeon para zgjedhjes se kë mendonte ai se meritonin finalen.

Zgjedhja e tij shkaktoi debat, pasi Egla nuk u përfshi në 2 emrat që tha, por ishin Meritoni dhe Juli.

Duke qenë se 3 djemtë fituan lojën e Lori Cafe, atëherë ata do të kishin një avantazh në lojë.

Meqë Romeo është tashmë finalist, podiumin me të do ta ndajnë Juli ose Meritoni, për të cilët u hap një televotim prime-in e fundit dhe finalisti i dytë u shpall Jul Deda.

“Publiku ka vendosur që finalisti i dytë mes Julit dhe Meritonit të jetë Juli”– thuhej në zarfin e lexuar nga moderatori i Big Brother VIP, Juli.

Ndërkohë, Meritoni do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

“Shumë faleminderit. Një gjë kam për të të thënë, faleminderit zemrave të mija”– tha Juli pas shpalljes finalist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu