Mesazh hollandez nga Beogradi për negociatat: Shkupi shembull, më shumë rezultate se Tirana

Kreu i diplomacisë hollandeze, vendi i të cilit u rreshtua krah Francës për mos’hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupin, ka diferencuar sërish dy vendet, gjithsesi pa dhënë një përgjigje shteruese siç Macron, i cili mbrojti idenë e tij e “reformimit para zgjerimit”.

I ndodhur për vizitë në Beograd, Stef Blok tha se është arritur shumë në Maqedoninë Veriore kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe se Marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Por në rastin e Shqipërisë, ai tha se duhet “të tregohen rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar para se të hapë negociatat e pranimit”.

Ai shtoi se Këshilli Evropian do të rishqyrtojë këtë në vitin 2020 dhe se periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit.

I pyetur nëse ngadalësimi evropian hap hapësirë ​​për Rusinë, Kinën dhe Turqinë në Ballkanin Perëndimor, Bllok u përgjigj se nuk beson se do ta drejtojë rajonin drejt faktorëve të tjerë të jashtëm.

“BE-së mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit”, tha Bllok, duke shtuar se BE është deri tani partneri më i madh tregtar, investitori i huaj dhe partneri i bashkëpunimit në rajon.

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë hollandeze, doli kundër tezës së shkëmbimit të territoreve, në sfidën e vështirë të arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Stef Blok tha se e konsideron të rëndësishme për të vazhduar sa më shpejt dialogun Serbi-Kosovë, por paralajmëron se duhet të kihet shumë kujdes me idetë e ndarjes së njerëzve përgjatë linjave etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën e fundit.

Ai tha se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, i cili, shpjegon ai, nënkupton që pikëpamjet e qytetarëve duhet të merren parasysh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu