Mesazhi i Ilir Metës pas takimit me Ali Ahmetin

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Gjatë prononcimit jashtë ambienteve të Parlamentit, Meta u shpreh se me Ahmetin u diskutua për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe faktorin shqiptar atje.

Ai tha se, stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi për Shqipërinë, ndërsa duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.

“Maqedonia dhe liderët shqiptarë atje kanë mbështetje për të dalë nga ngerci, ndërsa procesi i certifikimit të zgjedhjeve duhet të përfundojë me sukses. Maqedonia duhet të ecë përpara për stabilitetin dhe rrugën e integrimit. Me rëndësi është që të zbatohen të drejtat e shqiptarëve përmes marrëveshjes së Ohrit,” u shpreh Meta.

I pyetur nga gazetarët se cila ishte këshilla e tij për Ali Ahmetin dhe liderët shqiptarë në Maqedoni, Meta u shpreh se “liderët shqiptarë nuk kanë nevojë për këshilla, por për mbështetje në rritjen e bashkëpunimit për një Maqedoni evropiane”. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu