Mesazhi prekës i Landit për doktor Florin në dy vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Ditën e nesërme bëhen 2 vjen nga ndarja tragjike e doktor Florit nga jeta.

Shumë prej miqve të tij, kanë kujtuar në këtë ditë një artist të cilit vazhdon t’i dëgjohet muzika dhe krijimtaria edhe sot.

Këngëtari dhe një nga miqtë më të mirë të dr.Florit, Landi në një post në profilin e tij në Instagram tregon se sa herë që herë e kujton i vjen në mendje dialogu I një filmi.

“Nesër do bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do mendoj: “Shpeshherë, kur me vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend nje dialog nga Filmi “Përrallë nga e kaluara”:

– Do jetojë baba Sotiri.– Maskarai!– Maliqi.– Edepsëzi!– Kotja.– Shtriga!– Tana– …– Gjinua– …– Do dali Dielli.

Do këndojnë zogjtë.– Ja këndoi. Pse të vdes pa faj?! Ku ta gjej te drejtën?! … “ RIP DR FLORI”, shkruan Landi. /albeu.com/

258645


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu