Mesiq: Kombi maqedonas është fakt historik, nuk e ka krijuar as Tito as Kominterna

Ish presidenti kroat, Stipe Mesiq në një intervistë për mkd.mk ka theksuar se marrëdhënia midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, në kohën kur Maqedonia ishte brenda Jugosllavisë, ka qenë prej kohësh një çështje absolute dhe se nuk duhet të ketë probleme këtu.

Sipas tij të gjithë ata që tani ngrenë çështje të tilla padyshim që vetëm mund të pengojnë marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe zgjidhjen paqësore të problemeve në të gjithë rajonin.

Ai thekson se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk janë në përputhje me vlerat evropiane, as në interesin evropian.

“Në këtë është puna, sepse nëse do të ishte zgjidhur çështja e marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bullgarisë, dhe me atë edhe e Maqedonisë dhe Bullgarisë, mendoj se tani nuk ishte as në interesin evropian, as në interes të rajonit, dhe në fund të fundit as në interes të Maqedonisë, as të Bullgarisë, për të parashtuar çështje që janë zgjidhur tashmë, që janë zgjidhur përfundimisht”, thotë Mesiq.

I pyetur se çfarë merr Bullgaria me lëvizje të tilla, Mesiq tha se ato janë më shumë pasojë e punëve të brendshme të Bullgarisë.

Mesiq thekson se kombi maqedonas është komb i veçantë, si dhe gjuha maqedonase dhe se pretendimet se ata u krijuan nga Komintern nuk mbajnë.

“Asnjë Komintern nuk krijoi as gjuhën bullgare dhe as atë maqedonase. Për shkak se të dy gjuhët janë gjuhë të folura nga popuj të veçantë, populli bullgar – bullgarisht, populli maqedon – maqedonisht. Ndësa ka edhe ngjashmëri. Ekziston gjithashtu midis serbëve dhe kroatëve, kështu që serbët e quajnë serbisht, kroatët – kroatisht, boshnjakët – boshnjakisht, malazezët – gjuhë malazeze. Unë nuk shoh asnjë arsye për të ngritur çështjen e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas tani. Kombi maqedonas ekziston, është një fakt historik dhe kushdo që ka një problem këtu, në fakt dëmton marrëdhëniet në të gjithë Evropën”, tha Mesiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu