Mësohet e ardhmja e Pepes

Qendërmbrojtësi portugez, Pepe, përfundimisht nuk do të largohet nga Real Madridi. Kështu ka bërë të ditur e përditshmja portugeze “A Bola”, sipas të cilës Pepe ka pranuar ofertën e “Los Blancos” për ta zgjatur kontratën vetëm për një vit, deri në qershor të 2018, transmeton Gazeta Express.

Pepe, të cilit i skadon kontrata në qershor, kërkonte zgjatjen e saj edhe për dy vite – por “Los Blancos” i ofruan atij një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Sipas “A Bola”, tashmë Pepe ka pranuar ofertën e Realit dhe shumë shpejt pritet të hedhë të bardhën mbi të zezë, për të konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu