Mësohet sa kohë do të qëndrojë në psikiatri Vali Corleone pas veprimit të turpshëm

Ngacmoi për disa ditë familjarët e tij. Por figura më e njohur në Gjilan, Vali Corleone për 15 ditë do të duhet që të qëndrojë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.

Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Corleone do t’i kryejë të gjitha analizat për tu parë qartë shëndeti i tij mendor.

Pas qëndrimit 15 ditor të Corleones në Psikiatri, Gjykata Themelore në Gjilan do të jap vendimin e saj për Corleonen. Kështu i ka thënë Express’it, zyrtari për informim në këtë gjykatë, Sabit Shkodra.

“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra.

Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.

Kujtojmë se Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.

Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu