Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka festuar Vitin e Ri në një mënyrë të veçantë duke njoftuar se së shpejti vendi do të ketë një varg të gjatë raketash balistike interkontinetale.
Vendi komunist lëshoi të paktën 20 raketa gjatë vitit 2016 dhe mesa duket Kim Jong-un nuk po humbet kohë, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm për t’i treguar botës “muskujt” e tij bërthamorë në 2017, transmeton mapo.
Në fjalimin televiziv për Vitin e Ri, lideri i Koresë së Veriut njoftoi se ushtria e tij është në fazën finale të zhvillimit të raketave ICBM.