Mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të re për t’i ndëshkuar nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.
Mësuesja Fazliu, ka postuar fytyrat e të gjithë fëmijëve në rrjetin social “Facebook”, të cilët nuk kanë mësuar vjershën që ajo i ka obliguar ta mësojnë.
Në Kosovë, vazhdimisht shfaqen raste të ndryshme, ku mësuesit ndëshkojnë nxënësit, dhe siç duket, ky veprim nga mësuesja e shkollës fillore – duke i turpëruar fëmijët në një rrjet social – është një metodë e re e ndëshkimit./Insajderi.com