Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi ndoshta nuk është marrëveshja që është pritur, por është një hap përpara

Sipas presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ndoshta nuk solli atë që është pritur, por paraqet një hap përpara.

“Unë mendoj se është një marrëveshje e gjerë. Është një marrëveshje që krijon shansin, mundësitë. Nuk është marrëveshje ndoshta që është pritur apo që është ëndërruar, por është një hap përpara që tashmë duhet menaxhuar me shumë vëmendje”, ka deklaruar presidenti Meta lidhur me marrëveshjet e arritura në shtëpinë e bardhë, njofton 24-ore.info

I ftuar në emisionin “Pa maskë”, presidenti Meta ka thënë se shpreson që qytetarët e Kosovës së shpejti do gëzojnë liberalizimin e vizave dhe se pret angazhim të shtuar në këtë drejtim nga Bashkimi Evropian.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu