Gjykuar sipas paralajmërimeve të meteorologëve, vendet e rajonit në ditët e ardhshme do të përballën me valë të të ftohtit polar, i cili në disa pjesë do t’i ulë temperaturat deri në minus 20 gradë celsius.
Në Kroaci, priten erëra të fuqishme dhe stuhi bore, ku dukshëm do ta rrisin ndjenjën e të ftohtit.
Ky valë e të ftohtit do të ndikojë që të ngrihen hapësirat ujore, është thënë nga Institutit kroat i Hidrometeorologjisë (DHMZ).
Temperatura të ngjashme pritet të mbretërojnë edhe në Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi, transmeton lajmi.net.
Në Kosovë, po ashtu kjo valë e të ftohtit do të sjellë temperatura deri në minus 20 gradë, kurse priten edhe reshje të shumta të borës.